Ish Presidenti Bamir Topi nuk e gjen problemin tek Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, pasi sipas tij largimi apo shkarkimi i tij nuk do të zgjidhte asnjë gjë.
I ftuar në emisionin Studio e Hapur, Bamir Topi është shprehur se problemi qëndron tek Rama, duke kujtuar kësisoj se vetë PS i ka dhënë të gjithë mbështetjen politike atij njeriu i cili ishte kryetari i komisionit të Reformës në Drejtësi.
Sipas Topit, i vetmi person që nuk duhej të ishte larguar është vëllai i Ministrit të Brendshëm, zoti Agron Xhafaj.
Si e vlerësoni përgjimin?
Përgjimi nuk më ka pëlqyer asnjëherë. Historia e përgjimit, me kopca e çimka, historia e intimidimit dhe shantazhit është histori e njerëzve pa vlerë. Fakti që ka kaq shumë kontradiksion, që është humbur besimi, pse ka humbur besimi?
Në kohën kur keni qenë president,a ka pasur informacione për vëllain e ministrit Xhafaj?
Jo nuk kam pasur asnjë informacion.
Nuk ka rezultuar asnjëherë me precedentë?
Me dijeninë time jo.
Mendoni që z.Xhafaj duhet të japë dorëheqjen?
Problemi nuk është te Xhafaj, por te kryeministri, sepse Xhafaj kishte gjithë delegimin politik që PS i kishte dhënë për të drejtuar një reformë shumë të rëndësishme siç është Reforma në Drejtësi.
Hap i duhur apo i gabuar largimi i Agron Xhafaj?
Përderisa bëri një kallzim në Prokurori, duhej të qëndronte këtu, nuk duhej të largohej./Express
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...