Jozefina Topalli informoi dy zyrtarë të lartë gjermanë me atë që ajo quan, kërcënimin që shfaqet pas tre dekadash, me një kryetar partie si Lulzim Basha që nuk lëshon karrigen edhe pse humbi në zgjedhje.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Topalli bën me dije se zëdhënësi i grupit parlametar CDU/CSU dhe Elke Kreiser ishin njohur me rezultatin e opozitës në zgjedhjet e 25 qershorit.
Topalli shkruan se është e shqetësuar, pasi vendi po mbetet pa opozitë.

Statusi i Jozefina Topallit:
Vendi pa opozite!
Me Dr. Joachim Pfieffer (zedhenes i grupit parlamentar CDU/Csu ne Bundestag per ekonomine dhe energjine), dhe Elke Kreiser. Ata ishin njohur me rezultatin rrënues te Opozitës me 25 qershor. Bashkebiseduam per zhvillimet e fundit politike. I njoha ata me kërcënimin qe shfaqet pas rreth gati 3 dekadash, kur një kryetar partie (i vete shpallur i vetengrire), nuk lëshon karrigen, edhe pasi ka rrënuar partine qe drejtoi, me 230 mije vota me pak , ose me një rënie rreth 35% me te thelle nga humbja e fundit, ne kushtet e qeverise me te keqe te Edi Rames. Unë shpreha shqetësimin e thelle per rrezikun e mbetjes se vendit edhe pa një opozite te vërtete, si gjeja me kërcënuese për nje vend qe ka jetuar 50 vite ne diktature.
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...