Toni Gogu emërohet Prefekt i ri Tiranës

10:08 | 12 Nëntor 2020

Nën-kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Toni Gogu, është emëruar Prefekt i Qarkut të Tiranës.

Toni Gogu mbante deri më sot edhe postin e kreut të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Vendimi për emërimin e tij në postin e Prefektit, post që mbante Suzana Jahollari, është marrë sot nga qeveria ‘Rama’.

Toni Gogu më herët ka mbajtur postin e zv.ministrit të Drejtësisë.

Suzana Jahollari pasi është shkarkuar si Prefekte e Qarkut të Tiranës, ende nuk është bërë e qartë se çfarë posti do të mbajë në të ardhmen./NOA

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara