Tjetër vatër zjarri në Mallakastër, flakët përfshijnë zonën pranë fshatit Drenovë

23:31 | 30 Korrik 2026
E.G

Një tjetër vatër zjarri është regjistruar në Mallakastër, këtë herë në afërsi të fshatit Drenovë.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për vënien nën kontroll të situatës.

Me mbërritjen e zjarrfikësve është izoluar vatra pranë fshatit duke shmangur rrezikun për banesat. Ndërkohë, flakët po përparojnë drejtim të ullishteve.

Shpërndaje në rrjete sociale