Shënohet aksidenti i dytë në aksin Shkodër-Hani i Hotit brenda pak orëve.
Një automjet ka përplasur një këmbësor në afërsi të fshatit Vrakë, në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit. Shtetasi i plagosur është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës ku po i nënshtrohet ndihmës së bluzave të bardha dhe mësohet se është në gjendje të rëndë.
Policia është nisur drejt vendngjarjes ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e këtij aksidenti.
Vetëm pak orë më parë, në aksin Shkodër -Hani i Hotit, në afërsi të fshatit Zagore, si pasojë e një aksidenti një grua humbi jetën./TCH
34 të arrestuar në operacionin policor kundër skemave pirami...
“Unë doja lekët, hajde mirupafshim”, Rogerti i zhgënjyer pas...
Rama: Marrëdhëniet politike me Spanjën në nivel tjetër, Shqi...
Tërmet në Greqi
Carrick dëshiron të mbetet në krye të United edhe për sezoni...
Dy centë më lirë nafta sot në Kosovë