Një person që shpërndante drogë pranë disa shkollave në Tiranë u arrestua gjatë një operacioni të policisë në kryeqytet.
Leonard Doka, 22 vjeç, banues në Tiranë, shiste hashash pranë shkollave 9-vjeçare “Ali Demi”, “Kushtrimi i Lirisë” dhe “1 Maji”.
Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën 30 doza hashash, ndërsa shoqëruesi i tij, një 21-vjeçar nga Tirana, po ndiqet penalisht në gjendje të lirë për moskallëzim krimi, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
E njëjta procedurë po ndiqet edhe për një 24-vjeçar, të cilit iu gjetën dy doza hashash pranë shkollës “Qemal Stafa”.
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franc...
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...
Begaj nderon në Teksas “Martirin e Kombit” Ervin Dervishi: D...