Tiranë, makina përplas për vdekje 13-vjeçaren

20:38 | 30 Tetor 2015
M. A.

Një 13-vjeçare ka gjetur vdekjen pasditen e sotme në Kurbin, si pasojë e përplasjes nga një automjet.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në superstradë, tek “Kryqëzimi i Gjormit”, ku mjeti Volsvagen me drejtues 38-vjeçarin Robert Arapi, banues në Tiranë, ka përplasur 13-vjeçaren, banuese në Gjormë, Kurbin, transmeton Noa.

Menjëherë pas aksidentit e mitura është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë dhe ndihmën e nevojshme mjekësore, por nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë plagëve të marra.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarje ka nisur veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa kanë bërë të mundur edhe ndalimin e drejtuesit të mjetit.

Shpërndaje në rrjete sociale