“Shqipëria dhe Evropa,25 vite nga rënia e komunizmit”, është konferenca e organizuar nën kujdesin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë , Bujar Nishani, në kuadër të Ditës Kombëtare të Rinisë.
Në këtë konferencë marrin pjesë Kryeministri Edi Rama, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, Deputetja gjermane e Parlamentit Evropian, Doris Pack, ambasadorë të akredituar në vendin, ish-kryeministri e ish lideri i PD-së, Sali Berisha etj.
Në konferencë përshëndeti me një video-mesazh edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila u shpreh se “Shqipëria përçon impulse për bashkëpunimin në rajon”.
“Bashkëpunimi ekonomik me Shqipërinë është i frytshëm”, tha Merkel.
Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama theksoi se “Shqipëria, 25 vite nga rënia e komunizmit, është një temë që na vlen edhe për një refleksion të përmbledhur lidhur me atë që ishte Shqipëria 25 vjet më parë, me atë që ishte Europa 25 vjet më parë dhe me atë që është Shqipëria dhe Europa sot”.
“Nëse i referohemi rrugës së çlirimit të vendeve komuniste nga diktatura komuniste dh e faktit që Shqipëria ishte e fundit që arrriti ta shembte diktaturën më të egër brend amureve të ish-perandorisë komuniste lidhet me mënyrën sesi vazhdoi historia e integrimit”, nënvizoi Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se “po të shohim shpejtesinë sesi vendet arritën të kapën treninin e Bashkimit Evropian përsëri është i njëjtë grafik, e njëjta radhë, vendet që u çliruan më shpejt e patën më të lehtë, jo sepse diferencën e bëri harku i një viti nga ’89 në vitin 1990, por sepse diferencen e bëri dhe vazhdon ta bëjë e shkuara “.
Sipas tij, Shqipëria kishte sistemin komunist më barbar në Europë, që dallonte nga të tjerët për nga brutaliteti i tij.
Rama ka vënë në dukje se, Shqipëria duhet ta ndërtojë të ardhmen e saj duke marrë si shembull historinë institucionale europiane. “Mësimi i parë për të nxjerrë nga këto vite, për të shkuarën dhe sfidën është se dallimin nuk e bën historia e shkuar apo e njerëzve, por tradita e institucioneve.
“Ne ende nuk jemi ende në atë stad ku kundërshtari të pranohet si pjesë e atij diversiteti ku kemi hyrë. Sot nuk kemi një asgjësim politik, sikurse ndodhte në diktaturë, por një riciklim të përditshëm të realitetit politik, që është reflektim i së shkuarës”, ka shtuar kryeministri.
Kryeministri Rama tha se “Shqipëria vazhdon të jetë besnike e ëndrrës evropiane dhe e procesit të integrimit evropian dhe në këtë pikë nuk ka ndasi, nuk ka kundërshtime”.
“Nuk kemi pasur asnjë forcë t’i kundërvihej këtij projekti, sepse nuk do të kishte forcë t’i kundërvihej gjykimit të popullit”, shtoi Rama.
Në këtë konferencë, nuk ka munguar edhe mesazhi i Papa Françeskut.
Ndërsa ish-kryeministri Berisha theksoi se “në këto 25 vite, Shqipëria ia doli të vendosë ekonominë e tregut të ngrejë institucionet e shtetit ligjor ia doli me një partneri tet të hapur e të sinqertë të anëtarësohet në NATO dhe të marrë statusin e vendit kandidatit në BE.
“Unë jam dëshmitar i zhvillimeve të mëdha. Është rasti i veçantë të shpreh mirënjohjen miqve tanë për solidaritetin që kanë dëshmuar ndaj shqiptarëve. Sot ne jemi një vend sërish me të ardhura më të ulëta, por ato janë rritur më shumë se në çdo vend tjetër. Transformimet e GDP dhe të ardhurave janë ndjekur nga transformime të tjera në të gjitha fushat”, u shpreh ish-lideri historik i PD-së./ATSH/
Kurti thotë se bashkëshortja e William Walkerit është shtrir...
Kryeministri i Grenlandës iu bashkohet protestave kundër tar...
Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë
Protesta në Tiranë përpara kryeministrisë, tensione mes prot...
Reagojnë “Plisat” pas dorëheqjes së Bekë Berishës
Mbahet akademia “Flaka e Janarit”/ Kurti: Duhet të përkujtoj...