Një person u mor peng dhe u dhunua për 24 orë në zonën e ‘Uzinës së Autotraktorëve’ në Tiranë. Sipas policisë së kryeqytetit, ditën e djeshme uniformat blu u njoftuan nga një qytetare me iniciale M.F, e cila deklaroi se bashkëshorti i saj me iniciale G.F ishte marrë peng nga Besnik Sylaj.
Sipas informacioneve, qytetari me iniciale G.F po mbahej peng në banesë dhe po keqtrajtohej. Policia ndërhyri në apartament, por nuk gjeti asnjë person. Nga ekzaminimet u zbuluan disa njolla gjaku që dyshohet se mund të ishin të personit që ishte marrë peng.
Pas hetimeve të policisë, pengu me inicialet G.F u gjet mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00 në ambientet e ish-Uzinës së Autotraktorëve dhe me dëmtime në pjesën e fytyrës dhe brinjëve. Në flagrancë u arrestua edhe pengmarrësi Besnik Sylja 34 vjeç. Ai ka qenë më parë i dënuar për shfrytëzim prostitucioni.
Ndërkohë, personi që u mor peng u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën. Shkaqet e pengmarrjes nuk dihen, ndërsa paraprakisht dyshohet se mund të ketë ndodhur për ndonjë borxh të pashlyer.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...