Është hapur sot në Qendrën Arena, pranë stadiumit Kombëtar Air Albania, qendra e dukimit digjital për fëmijë të grupmoshës 12-18 vjeç, e cila do t’u japë atyre mundësinë që të zbulojnë e të kultivojnë talentin në disiplina të ndryshme si animimet, dizajni grafik, programimi apo robotika.
I pranishëm në hapjen e kësaj qëndre, Rama tha se “po punojmë për të shkuar përtej kopshteve e këndeve të lojërave në lagjie që kanë qënë dhe janë domosdoshmëri elementare në komunitete dhe për t’ju ofruar fëmijëve hapësira të reja, mundësi të reja në një kohë të re”.
Kryeministri shtoi se Qëndra Tumo, është një histori e bukur suksesi që shkon në favor të atyre që janë më të dobëtit në shoqërinë tonë, në raport me mundësitë që infrastruktura e vëndit ofron, që janë fëmijët.
“Ka ardhur si një bekim nga zoti sipas meje, TUMO, që është një krijesë e jashtëzakonshme e mëndjeve që në një vend të largët për të cilin nuk dëgjojmë shpesh, në Armeni, kanë shkuar përtej shqetësimit, përtej dilemave dhe kanë guxuar të krijojnë një hapësirë që lidh fëmijët me teknologjinë. Tirana është kryeqyteti i tretë jashtë Armenisë që ka TUMO-n, pas Berlinit dhe Parisit. Më vjen shumë mirë që do të kemi TUMO 1 dhe TUMO 2, sepse parashikimi im është që kjo qendër këtu të mos mbyllet, kur të përfundojë projekti i piramidës, ku është konceptuar TUMO, por t’i kemi të dyja qëndrat”, tha Rama
Qendra Tumo fillon mësimin me një kapacitet 1000 fëmijë në muaj dhe 100 kompjutera të aksesueshëm në një orë mësimi.
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...