E kthyer tashmë në një traditë nga Veliaj, edhe këtë vit Bashkia e Tiranës do të vendosë në rrugët kryesore fotografitë e nxënësve ekselentë.
Në kuadër të nismës së propozuar nga kryebashkiaku Veliaj, në tabelat që përdoren për të reklamuar bizneset, do të vendosen fotot e nxënësve më të mirë të shkollave në Tiranë, ku është shkruar edhe emri i nxënësit të talentuar.
“Si çdo vit Bashkia Tiranë do të nderojë gjatë Tetorit nxënësit më të mirë të qytetit në çdo stendë reklamash. Ne besojmë se dija, puna e dashuria janë reklama më e mirë e qytetit tonë”, shkruan Veliaj.
Me ardhjen në krye të Bashkisë së Tiranës, Veliaj riktheu dhe bursat për nxënësit ekselentë duke promovuar dhe mbështetur arsimimin e brezit të ri dhe sidomos të atyre që kanë treguar vullnet për të shkëlqyer në mësime, ku mbështetet edhe e ardhmja e sigurt e Tiranës dhe e brezit të ardhshëm./TCH
Përvjetori i Pavarësisë, Nasim Haradinaj: I mangët pa çlirim...
Kryetari i OVL-UÇK-së: Sot festojmë lirinë, por nuk harrojmë...
Rama s’merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo Politikë” në mbës...
Komandanti i FSK-së uron Pavarësinë e Kosovës
Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Hi...
Liderët e shtetit bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit R...