Platforma TikTok, e cila ishte bllokuar nga Qeveria e Shqipërisë përpara zgjedhjeve parlamentare, ka filluar të funksionojë sërish, edhe pse ndalesa zyrtare nuk është hequr ende, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas A2CNN, përdorimi i aplikacionit është bërë i lehtë dhe nuk kërkon më as përdorimin e VPN-ve, duke ngritur pikëpyetje për seriozitetin e masës së marrë më parë. Vendimi i qeverisë për ta bllokuar TikTok-un u interpretua nga shumëkush si një akt censurues politik në prag të zgjedhjeve.
Platforma kishte fituar një popullaritet të madh në vend, saqë rihapja e saj u përfshi edhe si premtim elektoral nga opozita. Megjithatë, duket se pas përfundimit të procesit zgjedhor, vetë institucionet nën drejtimin e Edi Ramës kanë lehtësuar aksesin në TikTok, duke rihapur në heshtje përdorimin e saj për qytetarët shqiptarë.
Zona VIP në “Fadil Vokrri”, Kurti e Osmani po e ndjekin ndes...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Dilaver Rushiti nga Çerkezi i Kum...
Krasniqi publikon foto me Thaçin e Vokrrin: Sonte luajmë për...
Finalja e madhe në “Fadil Vokrri”, Pacolli: Me fat Kosovë
Nis ndeshja Kosova – Turqia
Përparim Rama tregon ku mund ta ndjekin ndeshjen ata që s’ka...