Gazetari Marin Mema tregoi pak ditë më parë sesi në Shqipëri ishte ndërtuar memoriali dhe nderohej Thimio Loli, një nacionalist grek.
“Thimio Loli, një ithtar i Vorio-Epirit, një vrasës i dokumentuar i shqiptarëve në disa periudha. Kur udhëhiqte çetën famëkeqe që sulmuan jugun dhe juglindje të vendit”, thoshte Mema në Gjurmë Shqiptare.
Dy ditë më vonë, në fshatin Kranje të Bashkisë Finiq, persona të paidentifikuar thyen memorialin dhe hoqën flamurin grek prej tij. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
Ndërkohë që ka reaguar organizata “Omonia” e Sarandës, e cila e quan një akt dhe provokim të rëndë antihelenik, shkatërrimin e memorialit të Thimio Lolit.
Po kush ishte nacionalisti grek? Marin Mema zbardhi në “Gjurmë shqiptare” historinë e tij të përplasjes me nacionalistët shqiptarë në jug të Shqipërisë.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...