Avokati i njohur Spartak Ngjela është përfshirë në debate të forta me studiuesin Panajot Barka në studion e “360 Gradë” në Ora News në lidhje me të drejtat e shqiptarëve në Greqi.
Barka: O Zheji…
Ngjela: Pusho, do flas unë. Dil jashtë. Je në Shqipëri këtu. Po të durojmë shumë. Thyej qafën, dil jashtë. Mos më trego mua të drejtat e shqiptarëve. Nuk ka minoritet këtu.
Barka: Ose ndaloje të më fyej në pikëpamjen kombëtare ose ika. Dakord?! Është hera e dytë.
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/712066722463717/
Ose të flasë në mënyrë të kulturuar, ose…
Ngjela: Si e lejon ti atë që të më ndërhyjë mua. Nxirre jashtë.
Barka: Më vjen keq tani. Më thërret njerëz që nuk peshojnë as dy gramë.
Gjatë debatit, studiuesi nga Dropulli u shpreh se kishte zbuluar që fisi i Ngjelës është me origjinë greke.
“Gjeneralët që kanë bërë grushtin e shtetit, ishin edhe ushtarak në Shqipëri.
Fisi i Ngjelës rrënjë pas rrënje ishin në Greqi dhe ishin grekë. Ka familje të cilat janë në Lunxhëri që është i njëjti trung dhe mbiemër”, tha Barka.
Kaq ka mjaftuar që avokati t’i kundërvihet Barkës me etiketime si ‘budalla’, ‘injorant’ etj.
Më herët gjatë debatit teksa Ngjela po shpjegonte përse Shqipëria quhet ‘Albania’ nga të tjerët, Panajot Barka ndërhyri duke e pyetur se kush ia ka vënë këtë emër.
Përgjigjja e Ngjelës ishte e menjëhershme: Jot’ëmë ia ka vënë…
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...