Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Domen të Postribës, në qarkun e Shkodrës, pas një banesë është përfshirë nga flakët.
Si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën nëna 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj, 1 dhe 3 vjeç.
Rastin e kanë konfirmuar nga policia shqiptare.
“Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10 teksa policia po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
“Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa në pronësi të shtetasit B. Ç. Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje.”, thuhet tutje në njoftim.
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...