Numri i grave të prekura nga kanceri i gjirit në Shqipëri është në rritje.
Për vitin 2024 u diagnostikuan 805 raste të reja te gratë me kancer gjiri, por gjithashtu u regjistruan edhe 10 burra.
Kanceri i gjirit nuk njeh moshë, nuk njeh gjini. Ai prek gratë por prek edhe burrat. Ai vjen pa zë , në heshtje deri kur shfaqen simptomat dhe nis një betejë e gjatë dhe dhimbshme, por jo e pamundur.
Drejtorja e re e Institutit të Shëndetit Publik e nisi drejtimin e këtij institucioni duke bërë me dije situatën në Shqipëri por edhe me një sensibilizim për të gjitha gratë për t’u kontrolluar.
“Ne jemi një vend me incidencë te ulet në Europë. Por kanceri i gjiri ka shënuar rritje edhe në vendin tonë. Incidenca rritet çdo vit me 2.1%”, deklaroi Dorina Toci, drejtore e ISHP-së.
Për vitin 2024 humbën jetën për shkak te kancerit të gjirit 224 gra, për faktin se u diagnostikuan vonë.
“Në nisje të këtij muaji kryeministri Edi Rama apeloi për të gjitha gratë dhe vajzat që të kryejnë kontrollet mjekësore për të parandaluar këtë sëmundje”.
Një mesazh ndërgjegjësimi bëri edhe kreu i Shtetit, Bajram Begaj dhe po kështu Diella ,ministrja e shtetit për inteligjencën artificiale qe ishte veshur ne ngjyre rozë./tch
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë
Sot bëhen homazhe në nderim të Rexhep Qosjes
Sot varroset i riu që humbi jetën në vendin e punës