Një javë pas tërmetit të frikshëm të 21 shtatorit në Shqipëri, ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca tha se është domosdoshme ngritja në vend e një agjencie të fortë të mbrojtjes civile.
“Kjo javë ka qenë e vështirë për Shqipërinë dhe tërmetet kanë shkundur thellësisht vendin. Më pas Shqipëria u desh të përballej me stuhi dhe breshër në disa nga zonat që ishin prekur nga tërmeti dhe tani janë rreth 1500 shtëpi që janë konfirmuar të dëmtuara, 2 qendra shëndetësore, 5 ura dhe 4 stacione elektrike. Fatmirësisht nuk pati fatalitete në njerëz. Autoritetet kanë reaguar në mënyrë të menjëhershme dhe autoritetet e BE-së” përshkroi situatën ai.
Kreu i delegacionit të BE në Shqipëri ka nënvizuar si mangësi mënyrën se si janë njoftuar qytetarët. “Ngjarjet e kësaj jave kanë treguar një mangësi informimi, arsimimi nga ana e qytetarëve dhe e medias, e cila në rrethana më të rënda mund të ishte shkatërruese” tha zoti Soreca./rtsh
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...