Tërmetet shtrihen në jug, lëkundje në Vlorë dhe Himarë

23:50 | 6 Korrik 2018
V. S.

Prej dy ditësh vijojnë lëkundjet në Shqipëri duke shkaktuar panik dhe frikë te qytetarët. Tërmeti i regjistruar në orën 11:01 të së mërkurës në Durrës u pasua nga shumë lëkundje të tjera që u ndjenë në disa qytete të vendit. Pasditen e së premtes janë regjistruar dy tërmete në jug.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave në orën 15:28 u regjistrua një lëkundje dhe epiqendra ka qenë në Jal, ndërsa në orën 19:08 u regjistrua një tjetër me epiqendër në fshatin Bolenë në afërsi të Vlorës. Por fatmirësisht lëkundjet kanë qenë të lehta, 2.6 ballë dhe nuk raportohet dëme./lapsi.al/