Tërmeti me magnitudë 4.7 të shkallës rihter e ka goditur Shqipërinë në orën 22:37 gjatë mbrëmjes të së dielës, ndërsa u pasua nga tetë goditje të tjera gjatë natës dhe mëngjesit.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, raportohet se epiqendra e tërmetit ishte tri kilometra në jug të Klosit, prapa Malit të Dajtit, ndërsa lëkundjet janë ndjerë më së shumti në Dibër, Tiranë, Durrës dhe Lezhë.
12 shtëpi raportohen të dëmtuara në Klos, aty ku ishte edhe epiqendra, ndërsa ekipet janë në terren.
Në Durrës raportohet se disa lagje kanë mbetur pa energji elektrike. Ndërkohë në qytetet e tjera të vendit është raportuar se lëkundjet e tërmetit ishin të forta dhe kanë ngjallur panik tek qytetarët.
Një pjesë e qytetarëve të kryeqyetit e kanë kaluar natën jashtë, për shkak të panikut. Bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion të plotë shërbimet e emergjencës dhe u bën thirrje qytetarëve që për çdo problematikë të sinjalizohet në numrin 112 ose zjarrfikësit në numrin 128. / Top Channel
Çmimet e produkteve elementare vazhdojnë të jenë të larta
Paralajmëron Trump: Nëse bisedimet dështojnë, pasojat për Ir...
Muriqi për median spanjolle: Kurrë s’e mendova se mund ta hu...
Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat e pasaportave, hyn n...
Lideri suprem i Iranit flet për herë të parë pas armëpushimi...
Haxhiu: VV-ja nëse do të kishte siguri për 80 vota s’d...