Gjykata ka lënë në burg tre të rinjtë, të cilët rrëmbyen dhe tentuan të përdhunojnë një 13-vjeçare në Roskovec.
Redion Tereziu, 22 vjeç, Jorges Dosti 24 vjeç dhe Marjus Calameni 24 vjeç tentuan të përdhunonin 13 vjeçaren, por ishte e ëma, ajo që e ka shpëtuar ndërsa më vonë kanë ndërhyrë edhe forcat e policisë.
Sipas bluve të Fierit ata e kanë çuar në një shtëpi të pabanuar, por nuk kanë mundur të kryejnë aktin.
“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë marrë forcërisht një shtetase të mitur 13 vjeçare, e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë por nuk kanë mundur”, thuhej në komunikatë.
Familjarët pas ngjarjes u shprehën se ajo kishte dalë të shkonte tek shtëpia e xhaxhait si çdo mëngjes për të parë televizor pasi ata nuk kishin një të tillë për shkak të gjendjes së keqe ekonomike.
Madje sipas tyre njërin prej djemve e njohin mjaft mirë, pasi familjet kanë hyrje – dalje me njëra – tjetrën./Express
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A