Një tentativë që përfundoi pa sukses fatmirësisht.
Persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin mëngjesin e sotëm targat e një automjeti tip “Ford Focus” në Memaliaj.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit, por pronari i automjetit që kishte parkuar makinën pranë banesës, pasi pikasi autorët, i ndoqi për disa metra.
Autorët u detyruan të hedhin targat e vjedhura dhe të largohen. Dyshohet se targat e vjedhura personat që nuk janë identifikuar do t’i përdornin për veprimtari të paligjshme, si transporti i lëndëve narkotike apo grabitje. Pas marrjes së denoncimit Posta e Policisë në Memaliaj ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes./balkanweb
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...