Një 27 vjeçar ka rënë në prangat e policisë nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve ndërsa për një tjetër ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.
Shtetasi me iniciale R.K, 27 vjeç banues në Sri Lanka është kapur në flagrancë në Rinas duke tentuar të largohej për në Gjenevë, Zvicër, me kartë identiteti franceze të falsifikuar.
Pavarësisht angazhimeve të policisë për zbatimin e masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, forcat blu vijojnë punën edhe në drejtim të parandalimit dhe goditjes së paligjshmërisë.
Është finalizuar operacioni policor “Ndalesa”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
“Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara nga Policia Kufitare e Rinasit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. K., 27 vjeç, banues në Sri Lanka, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin J. K., 62 vjeç, banues në Londër, Angli, pasi dyshohet se ka ndihmuar shtetasin R. K., kundrejt përfitimit, duke i siguruar kartë identiteti franceze të falsifikuar” – njoftojnë uniformat blu.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit”.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...