Një 36-vjeçar nga Kosova është proceduar penalisht, pasi ka tentuar të fusë në Shqipëri 18 000 euro pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.
Autoritetet kanë sekuestruar shumën e parave.
“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar 36 vjeç, banues në Mamushë, Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton disa Projektligje
Gimbo rikthehet në BBVA, Selin i hidhet në krahë
Dorëzohet në polici Fazli Ndrecaj, i kërkuar për 500kg drogë