Policia e Gjirokastrës vuri në pranga një 25-vjeçar pasi ka tentuar të kalojë pikën kufitare të Kakavijës me dokumente false.
Pas kontrolleve, ka rezultuar se dokumenti i paraqitur rezultoi i falsifikuar në emër të një personi tjetër. I arrestuari është, Vasil Selçiotis, 25 vjeç, banues në Fier.
“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– Vasil Selçiotis, 25 vjeç, banues në Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është paraqitur në Hyrje të Republikës së Shqipërisë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije me një dokument udhëtimi (kartë identiteti) të dyshuar të falsifikuar.
Pas verifikimeve që u kryen nga shërbimet e policisë ky dokument ka rezultuar i falsifikuar me të dhëna dhe gjeneralitete të një personi tjetër dhe fotografinë e shtetasit Vasil Selçiotis.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale të ”Falsifikimit të dokumenteve” neni 186 i Kodit Penal”, njoftoi policia.
Bugaqku: Çka ka ndodhur dje në Kuvend është raund i pavlefsh...
Ende asnjë deputetë në sallë, seanca u lajmërua për në orën ...
Në pritje të seancës, Abdixhiku shihet në ambientet e Kuvend...
A po bëhemi me president? Flet Albin Kurti
Behrami akuzon Kurtin: Po synon ta mbajë Haxhiun sa më gjatë...
Haradinaj: Kushtetuta mund të mbrohet tani vetëm nga sovrani