Deputetët e Partisë Demokratike janë përplasur me punonjësit e Gardës së Republikës në hyrjen kryesore të Kryesisë së Kuvendit.
Garda ka mbyllur derën e ambienteve të Kryesisë për të mos lejuar deputetët demokratë të përjashtuar me 10 ditë nga seancat plenare.
Teksa kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e Kuvendit, deputetët e PD nuk ia kanë dalë, përveç Flamur Nokës, i cili kaloi sipër kanggjellave.
I vetmi që kishte mundur të hynte në ambientet e Kuvendit ishte ish-kryeministri Sali Berisha, i cili nga brenda ambienteve, e cilësoi ngjarjen si një skandal pasi deputetët nuk po lejohen të futen në zyrat e tyre.
“Ky Është një akt i shëmtuar. Edi Ramës i ka hyrë lepuri në bark. Nuk lejohen deputetët të shkojnë në zyrat e tyre”, tha Berisha./euronews/
KFOR dhe personeli mjekësor në Obiliq, me trajnim për shpëti...
Mbrojtësi i Barçës me shqetësime muskulore, në dyshim për nd...
Dogana me operacion në pesë lokacione në rajonin e Prishtinë...
Rrahje në stacionin e autobusëve në Pejë, lëndohen dy person...
Galatasaray – Liverpool, formacionet zyrtare
Hungaria miraton rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...