Mbrëmjen e sotme shoqëria civile dhe qytetarë u mblodhën përballë Komisariatit të Policisë në Tiranë duke kërkuar lirimin e personave të arrestuar pas protestës në rrugën e Kombit.
Raportohet se aty ndodhen një pjesë e të arrestuarve pasi në ambientet eparaburgimit në Kukës kishte mungesë ambientesh për të akomoduar 24 banorët e ndaluar nga 36 urdhër-arreste në total të lëshuara nga prokuroria e Kukësit. Ndërsa një pjesë e protestuesve kanë tentuar të futen në ambientet e brendshme të komisariatit.
Këshilli bashkiak dhe kreu i bashkisë Kukës Bashkim Shehu kanë kushtëzuar çdo negociatë me qeverinë për gjetjen e një zgjidhje mbi tarifimin e Rrugës së Kombit me lirimin e qytetarëve të arrestuar.
Në mbrëmje edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha kërkoi lirimin e të arrestuarve.
Ndërsa këshilli ka bërë procedim penal ndaj policisë dhe prokurorisë në Kukës./Express/

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...