Ka filluar me tension seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë pasi deputet e Partisë Demokratike të pranishëm në seancën plenarë kanë reaguar kundër vendimit të përjashtimit të 12 deputetëve të opozitës.
Në seancë deputetë demokratë kanë protestuar duke fryrë bilbilin dhe bllokuar foltoren. Ndërkohë punonjësit e Gardës janë vendosur në rresht për të shmangur përplasjet.
Ndërkohë, kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj i ka bërë thirrje nënkryetares së Kuvendit Ermonela Felajt që të zbatojë rregulloren, dhe sipas tij të kalojë në rend dite kërkesë-përgjigjet e kërkuara me kryeministrin edi Rama, mocionin me debat dhe çështjen për Komisionin Hetimor.
“Nuk mund të bësh predikime këtu. E nise duke gënjyer. Në Konferencën e Kryetarëve nuk është rënë dakord! Ka pasur kërkesë për pyetje përgjigje, ka pasur kërkesë për mocion me debat, dhe për komision hetimor, ju thatë i bashkojmë bashkë”, tha Alibeaj.
“Ok, por nëse bashkohen bashkë do duhet të shqyrtohen sot, sepse interpelanca shqyrtohet në seancën e parë vijuese. Ke detyrim ta vendosësh në rend dite. Mos provoko Parlamentin. Të vijë Rama dhe të japë sqarime. Këtë duhet të bëni ju. Mos vazhdoni me masa të tjera, për të përjashtuar pjesën tjetër të Parlamentit”, u shpreh ai.
Pas fjalës së Alibeajt, deputetët e opozitës kanë vijuar të fryjnë bilbilat, ndërsa fjalën e mori Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...