Që prej mëngjesit të ditës së sotme dy kandidatët për bashkinë e Dibrës, Shukri Xhelilin i ASHE-së dhe Ilir Krosin i APPD-së e kanë parë veten e tyre shumë afër njëri-tjetrit me diference votash, herë njëri dhe herë tjetri në avantazh.
Rezultati i ngushtë ka sjellë tensionimin e situatës në KZAZ-në e kësaj bashkie, ku është kërkuar ndërhyrja e policisë, për largimin e të gjithë personave pa mjet identifikimi.
Aktualisht, kandidati i APPD-së ka përmbysur disavantazhin e 31 votave dhe e sheh veten në avantazh me 27 vota. Socialistët fajësojnë demokratët për tensionimin e situatës.
“Ka pasur momente tensioni të krijuara nga numëruesit e PD me pretendime të paqena për të bërë vota të pavlefshme edhe aty ku nuk ishin”, deklaroi deputeti socialist, Ulsi Manja.
Por sipas demokratëve situata u tensionua nga jashtë grupeve të numërimit. “Një nga vëzhguesit këtu në panelin e numërimit, u sul për të kapur një fletë votimi dhe krijoi një rrëmujë në procesin e numërimit. PD është në avantazh dhe nuk lejon që të manipulohet rezultati. Rrëmuja erdhi nga jashtë rrethit të numërimit. Numëruesit e PD kërkojnë korrektësi. Jemi në avantazh dhe vazhdojmë ta thellojmë këtë avantazh”, u shpreh Sherefedin Shehu, deputet i Partisë Demokratike.
Zbardhen dokumente të tjera, Trumpi udhëtoi të paktën 8 herë...
KQZ: Në natën e ndërrimit të moteve nuk do të ketë numërim v...
Shemi i ‘Ilirëve’ varroset nesër në varrezat në Arbëri në Pr...
Larry Thomas largohet nga Ylli
Gucati: Salih Mustafa keq me shëndet, babai në gjendje kriti...
Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi rre...