Sipas MeteoAlb, vijon ndikimi i valëvë të të nxehtit afrikan në Shqipëri duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë prezent në të gjithë territorin e vendit.
Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri vonë pasdite ku priten kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë zonën malore lindore si edhe pjesërisht në zonat e ulëta duke lënë vijën bregdetare nën dominimin e motit të kthjellët. Edhe gjatë natës moti mbetet i kthjellët dhe i nxehtë.
Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 37°C.
Era do të fryjë e lehtë shpejtësi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzim 1 ballë. /tvklan.al
Deputetët serbë lëshojnë sallën pas vendimit për sulmin terr...
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...