Është ndërprerë kërkimi i polumbarëve të ardhur nga Tirana për kërkimin e trupit të pajetë të peshkatarit Ramazan Kojtari, i cili u mbyt ditën e djeshme së bashku me mikun e tij Arben Pupa.
Ngjarja e rëndë ndodhi në rezervuarin e fshatit Radomirë në Pogradec, ku dy peshkatarët kishin shkuar ditën e djeshme dhe gjetën vdekjen, për shkaqe ende të pazbardhura.
Polumbarët e kanë nisur kërkimin e trupit të 56 vjeçarit që në orët e para të këtij mëngjesi, por temperaturat ekstremisht të ftohta në rezervuar kanë bërë që kërkimi të ndërpritet përkohësisht.
Dyshimet për mbytjen e dy peshkatarëve mendohet të kenë të bëjnë me mbingarkesën në varkën e tyre, ose me një çarje të kësaj të fundit, e cila ka sjellë dhe tragjedinë, një ditë larg ndërrimit të viteve.
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...
Rama publikon pamje nga shkolla e re “Ibrahim HimaR...
Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...