Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger i ka kthyer përgjigje Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Ai shkruan se përgjigja e tij ndaj ftesës publike është nxjerrë nga konteksti.
Në përgjigjen e tij ndaj Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, sekretari i OSBE shprehet se kjo çështje është politike, ndërsa shton se institucioni që ai përfaqëson, u ka kërkuar partive politike të vetëpërmbahen dhe të presin vendimin e institucioneve ligjore mbi debatin e krijuar për prishjen apo jo të godinës së Teatrit Kombëtar.
“Vërej me shqetësim se përgjigja ime ndaj një ftese publike është nxjerrë nga konteksti. Këshilla ime për të gjitha palët ishte dhe është që të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe t’i lënë procedurave institucionale kohën e duhur për marrjen e një vendimi në lidhje me një çështje të ndjeshme e të politizuar. Jam i bindur se institucionet do të jenë të afta që t’i japin zgjidhje kësaj çështjeje ligjore, në përputhje me sundimin e ligjit dhe parimet demokratike. Unë dhe OSBE mbetemi të përkushtuar që të mbështesim procesin e reformave”-shkruan ai.
Dona, konkurrentja e radhës që u largua nga Ferma VIP
7-1 është një rregull i thjeshtë gjumi që mund t’ju zgjasë j...
Thaçi tregon se a i përcjell zhvillimet politike në Kosovë
“Mund të tretem në burg, por Kosova do ketë progres”
Thaçi: Trump, i vetmi që mund ta detyrojë Putinin ta njohë K...
Përjetime nga burgu, Thaçi: Buzëqeshja s’buron nga shpirti, ...