Qëllohet me armë zjarri tip kallashnikov banesa e shefit të qarkullimit të Mirditës Gjovalin Toma.
Raportohet se në orët e para të mëngjesit rreth orës 3 të mëngjesit persona të paidentifikuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të banesës së shefit të qarkullimit të Mirditës.
Deri më tani nga të shtënat me armë nuk raportohet për të lënduar.
Burime bëjnë me dije për “Report” se plumbat kanë prekur murin e shtëpisë ndërsa në brendësi të banesës janë gjetur dy plumba.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin.
Policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Sulmi izraelit vret gjashtë palestinezë në Gaza
Çfarë pas luftës në Iran, cilët janë skenarët e mundshëm?
Moti me shi sot në Shqipëri
Kurti sot merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gr...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sa gjumë na nevojitet për rregullimin e sheqerit në gjak?