Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Teodor Keko” në Tiranë, pranë Unazës së Re.
Sipas të dhënave të para, në drejtim të një makine tip “Golf 4”, është qëlluar me pistoletë nga një motoçikletë me të cilën po lëviznin dy persona.
Nga ky atentat ka pasur një të plagosur me iniciale B.B, 34 vjeç, i cili është transportuar në spital. Forca të shumta policie kanë shkruar në vendngjarje, teksa po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, por deri më tani nuk dihen ende arsyet.
Rreth ores 21.25, shtetasi B.B, 34 vjeç, banues në Tiranë, ka shkuar vetë në spital me mjetin e tij, i plagosur me armë zjarri në këmbë tek sheshi “Shqiponja”, në rrethana ende të pa qarta, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...