Të shtëna me armë janë regjistruar mesditën e së dielës në zonën e “Ujit të Ftohtë” në qytetin e Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar.
Shkak për përplasjen me armë dyshohet se ka qenë hapësira e shfrytëzuar për plazhe private.
Në vendngjarje, është arrestuar vetëm një i dyshuar, si i afërm me personin që ka qëlluar me armë.
Policia ka ngritur pika kontrolli, teksa vijon krehja e zonës për kapjen e autorit i cili është identifikuar.
Rreth një javë më parë, një tjetër përplasje me armë u regjistrua në Radhimë, pas sherrit për menaxhimin e plazhit privat. /euronews/
Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...
Gjykata cakton datën e seancës për shpërthimin në Ibër-Lepen...
Zbulohen keqpërdorime me pesticide, institucionet nisin insp...
Aksident në Gjilan, shoferi humbi kontrollin dhe përfundoi j...
Abdixhiku takon ambasadorin gjerman, flasin për situatën pol...