Një konflikt i çastit mes një personi dhe dy vëllezërve, ka përfunduar në përdorimin e armëve në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg” mbrëmjen e së martës, ku shtetasi K.F ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe është larguar pasi konfliktit me vëllezërit David Kiri e A. K.
Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka të plagosur, teksa është dëmtuar një automjet tip “Wolkswagen”.
Shërbimet e Policisë dhe një grup i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqi...
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...