E Ngarkuara me Punë e ambasadës amerikane në Tiranë Nancy VanHorn është takuar me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK Klodjan Braho, dhe Kreun e BKH Joni Keta, pas marrjes së tyre të detyrës në krye të këtyre institucioneve.
Në njoftimin e ambasadës amerikane bëhet e ditur se SHBA mbështet SPAK-un në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve.
“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK Klodjan Braho, dhe Kreun e BKH Joni Keta për rolet e tyre të reja drejtuese, duke ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve”, thuhet në postim.
Në postimin e ambasadës theksohet deklarata e sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio në përballjen me kartelet e drogës dhe sigurinë kombëtare.
“Siç ka deklaruar Sekretari Rubio: “Ne do të përballemi me kartelet e drogës kudo që ndodhen dhe kudo që veprojnë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara. Detyrimi kryesor i presidentit është të sigurojë interesin kombëtar dhe sigurinë kombëtare të popullit tonë”. Së bashku, ne qëndrojmë të bashkuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar.”, përfundon ambasada
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...