Paralelisht me protestën që po zhvillohet përpara komisariatit të Kukësit, një tjetër protestë po zhvillohet para ambienteve të Drejtorisë së Policisë të Tiranës.
Qindra qytetarë, aktivistë dhe biznesmenë i janë bashkuar protestës duke bërë thirrje për lirimin e të gjithë të arrestuarve pas protestës në Rrugën e Kombit.
Përmes një deklarate për shtyp, shoqata Biznesi për Biznesin kërkon lirimin e personave të ndaluar nga policisë dhe shpreh shqetësimin se protesta kundër pagesës në Rrugën e Kombit po përdoret për të frikësuar dhe persekutuar qytetarët e Kukësit.
Shoqata bën thirrje që të shmanget dhuna dhe ripërsërit qëndrimin e saj kundër tarifës së vendosur për të kaluar në Rrugën e Kombit.
“Kemi argumentuar që kjo taksë është e padrejtë, sepse paguhet. Rruga është ndërtuar me fonde publike dhe jo private”, thonë përfaqësuesit e shoqatës.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...