Kandidati i PS-së për zgjedhjet në bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo u shpreh se diferenca e votave është e madhe.
Tavo po ashtu theksoi se nuk ka terren në Himarë për ata që duan kaos, përcjell Arbresh.info.
“Ata që janë përpjekur të gjejnë sheshe për të bërë përshesh, mbaroi historia e atyre që shfrytëzuan Himarën për interesa të ngushta politike dhe private. Himara është e himarjotëve. Çdokush është i lirë të flasë për çfarë të dojë, u flas të gjithëve në rruge,. Duan të flasin greqisht, u flas greqisht. Duan shqip, u flas shqip, edhe anglisht u flas. Po bëhemi gati në mënyrë që Himara të ndodhë ndryshimin e madh.”, tha ai.
Kurse shoqëruesi i tij në mbyllje të fushatës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh se partia e tyre ka shumë potencial dhe për më shumë për vitin tjetër.
“Kur del ai atje e thotë ‘do bëjmë tërmet’, kur dal unë e them shifra, këta kujtojnë se ne kemi ndarë lekët dhe kemi blerë votat. Ne kemi sistemin që e dimë rezultatin për shkak të sondazheve dhe kontakteve. I kemi bërë edhe para një jave dhe e dimë se kur do dalë pak a shumë rezultati. Partia jonë është parti, kemi shumë potencial edhe për më shumë. Vitin tjetër”- u shpreh Rama.
Përleshje mes dy të miturve në Pejë – Njëri theret me thikë,...
Të premten nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit
Sulmohet me thikë një i mitur në Fushë Kosovë
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...
Kylian Mbappé rrezikon të mungojë ndaj Benfica për shkak të ...
Mbi 3,200 persona lirohen pas amnistisë në Venezuelë