Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi ka zbardhur detaje nga takimi që zhvilloi Presidenti Ilir Meta me djalin e filantropit George Soros, Alexander Soros.
Në një reagim zyrtar, Blushi shkruan se takimi është bërë me këkesë të Fondacionit “Shoqëria e Hapur” dhe se djali i Soors ka qenë i shqëruar bashkë me Drejtorin Ekzekutiv të zyrës së Fondacionit në Shqipëri, z.Andi Dobrushi.
Ndër të tjera, zëdhënësi i Presidencës bën me dije se Meta e ka njohur Sorosin me me shqetësimet e Tij, të bëra edhe publike, për përpjekjet e qeverisë për kapjen e institucioneve të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese, për përkeqësimin e lirisë së medias, si dhe për domosdoshmërinë e gjallërimit të shoqërisë civile në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut.
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta priti në një takim me kërkesë të tyre Zëvendëspresidentin e Fondacionit “Shoqëria e Hapur”, z.Aleksandër Soros dhe Drejtorin Ekzekutiv të zyrës së Fondacionit në Shqipëri, z.Andi Dobrushi.
Presidenti Meta i njohu me shqetësimet e Tij, të bëra edhe publike, për përpjekjet e qeverisë për kapjen e institucioneve të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese, për përkeqësimin e lirisë së medias, si dhe për domosdoshmërinë e gjallërimit të shoqërisë civile në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut,”- thuhet në reagimin e Presidencës.
Ilir Meta priti sot në zyrë z/Presidentin e Fondacionit “Shoqëria e Hapur”, z.Aleksandër Soros. Takimi u zhvillua larg kamerave në zyrën e Presidentit.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...