Pak orë pas dorëheqjes së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Artan Didi, Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Saimir Tahiri, ka dalë në një konferencë për shtyp, i cili ka thënë se vendimi për dorëheqje i Artan Didit, është një shembull për përgjegjësinë morale të treguar në këtë rast.
Gjithashtu Tahiri theksoi se standardi i Qeverisë është i njëjtë dhe se zbatimi i ligjit është njësoj për të gjithë.
“Përpara ligjit jemi të gjithë të barabartë dhe në respekt të këtij besimi që duam të forcojmë tek të gjithë, dimë të mbajmë qëndrimin e duhur jo vetëm ligjor por edhe moral. Ne nuk kemi pretenduar kurrë se jemi të pagabueshëm dhe pikërisht pse jemi të vetëdijshëm për gabueshmërinë njerëzore në kryerjen e një detyre, jemi edhe të gatshëm të përballemi hapur me përgjegjësitë,” tha ministri Tahiri.
Ministri siguroi gjithashtu se, qeveria është e angazhuar për ta rikthyer besimin e partnerëve tek Policia e Shtetit. Më tej Tahiri kritikoi qëndrimin e Partisë Demokratike ndaj Policisë së Shtetit dhe Qeverisë duke thënë se për çdo deklaratë të tyre që ai i quajti ‘shpifje pa prova’ do të bëhet kallëzim penal.
Artan Didi drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dha sot paradite dorëheqjen nga posti që mbante prej 18 muajsh. Në një letër që Didi i ka dërguar kryeministrit Rama dhe ministrit Tahiri thuhet se dorëheqja e tij vjen me motivacionin “për përgjegjësi morale mbi të gjitha ngjarjet e ndodhura”.
Ashtu siç sqarohet edhe në letër shkak për dorëheqjen e Didit janë bërë zhvillimet e fundit në lidhje me çështjen e deputetit Mark Frroku, për akuzën që i bën atij shteti belg, në lidhje me një vrasje dhe për mosveprimet e Interpol Tiranës.
Mësohet se kërkesa nga Interpol Brukseli për Frrokun ka ardhur që në muajin janar 2015 në Tiranë (më datë 8 janar), por është mbajtur në zyrat e Interpol Tirana pa i kaluar Ministrisë së Drejtësisë. Artan Didi mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit që nga tetori i vitit 2013./arbresh.info/
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...
Momenti kur Alba Pollozhani e ‘tërheq zvarrë’ Bi...
Tërmet i fuqishëm 7.6 ballë në Japoni, lëshohen paralajmërim...
Vëllaznimi mbetet pa lojtarin kryesor Marques Warrick
Presidenti i Hungarisë së pari takohet me komandantin e KFOR...
“E ardhmja është e shkruar…”, Big Brother Vip Albania 5 fill...