E diela e gjeti ish-ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahirin, nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. 6 muaj nga nisja e hetimeve për të, gjykata vendosi që ai të mos dalë nga banesa.
Ballkoni i saj është i vetmi mjedis ku Saimir Tahiri mund të ketë kontakt me dritën e diellit. Pothuajse të gjithë paraditen e së dielës, ish-ministri i Brendshëm qëndroi atje, pasi banesa e tij gjendet pranë Kopshtit Botanik në kryeqytet. Kafe, cigare, biseda në celular dhe rileximi i vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda ishin veprimet e ish-ministrit, të cilit tashmë i është kufizuar liria.
Vendimi i gjykatës pritet të apelohet në fillim të javës nga avokatët e Sajmir Tahirit, të cilët do të kërkojnë një masë më të lehtë sigurie, por edhe nga prokuroria, e cila kërkon masën e sigurisë “arrest me burg”. Vendimi i zbardhur i gjykatës nuk është bërë publik për mediat, ndërsa burime nga organi i akuzës pretendojnë se prokuroria ka paraqitur fakte dhe prova të reja, bazuar në disa letër-porosi.
Nga ana tjetër, përfaqësues pranë ish-ministrit Tahiri thonë për Top Channel se, përveç deklarimeve të shoferit të ish-ministrit dhe deklarimeve të ish-zv/ministres Elona Gjebrea, në kërkesën e prokurorisë nuk kishte asgjë të re.
Masa “arrest në shtëpi” për ish-ministrin e Brendshëm u caktua si person i dyshuar për trafik narkotikësh në bashkëpunim me grupin e njohur Habilaj dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë./ Top Channel/
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...