Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet e quan provokim të rëndë vendosjen e tabelave rrugore në gjuhën greke në jug të Shqipërisë. Në një deklaratë për mediat, PDIU shkon edhe më tej, duke thënë se gjithçka është bërë me lejen e kryeministrit Edi Rama.
“Vendosja e tabelave në greqisht në gjithë zonën e Sarandës, Delvinës e Konispolit, Finiqit e Dropullit përbën kapitullimin e plotë të shtetit shqiptar dhe një provokim të paprecedentë ndaj kombit tonë. Rilindja e pretendimeve “vorioepirote” nën hundën e qeverisë Rama përbën skandalin më të rëndë të 30 viteve të fundit”, thuhet në deklaratë.
PDIU i bën thirrje kryeministrit Rama, por edhe kryeprokurores Arta Marka, Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe atij të Jashtëm Gent Cakaj që të mos bëhen bashkëpunëtorë në këtë gjë.
“PDIU i bën thirrje kryeministrit Rama, prokurores Marku, ministrave Lleshaj dhe Cakaj, të mos bëhen bashkëpunëtor të Jorgji Zografit, përpara se të jetë vonë! Greqishtja është gjuhë e dytë vetëm në Finiq e Dropull dhe atje tabelat duhen fillimisht në gjuhën shqipe, pastaj në greqisht. Ndërsa vendosja e tabelave greqisht në zonat e tjera, është e palejueshme dhe duhet urgjentisht ndërhyrja e Prokurorisë dhe Qeverisë”, deklaron PDIU./Opinion/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...