Një incident ka ndodhur në Elbasan të Shqipërisë, ku Drejtoria Vendore e Policisë është sulmuar nga një person, i cili i ka vendosur zjarrin murit të jashtëm.
Autori spërkati me benzinë murin rrethues dhe i vendosi flakën.
Zjarri ka shpërthyer jashtë në dritaren e zyrës së ankesave.
Dritarja ka qenë e mbyllur. Zjarri është fikur menjëherë.
Mësohet se policia ka mundur të kapë dhe neutralizojë menjëherë të riun.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje. Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave. /tvklan.al
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...