Në Spitalin e Përgjithshëm të Shkupit “Shën Naumi i Ohrit” mbrëmë është sjellur një 16-vjeçar me plagë nga thika, pasi ishte sulmuar nga pesë persona të panjohur, përreth lumit Vardar afër hotelit “Aleksandar Palace”.
Sipas njoftimit të policisë, sulmi ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00, kur pesë persona të panjohur duke e kërcënuar adoleshentin, i kanë marrë 400 denarë, ndërsa më pas e kanë sulmuar fizikisht.
Nga policia thonë se po ndërmarrin masa për zbardhjen rastit dhe kapjen e sulmuesve./Telegrafi/
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj