Pasi skuadra shqiptaro-amerikane që po merret me forcimin e mureve mbrojtëse të portaleve qeveritare të përfundojë punën e nisur, çdo gjë do t’i raportohet publikut nga ekspertët. Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama i cili duke iu referuar sulmit kibernetik që ndodhi në vend së fundmi, thekson edhe një herë se asnjë e dhënë nuk u fshi.
Aktualisht, sipas asaj që njofton kreu i qeverisë, ekipi i angazhuar po punon ër të forcuar muret mbrojtëse si dhe po bëhen hetime për identifikimin e autorëve.
Kujtojmë se dy ditë më parë, prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me sulmin kibernetik të portaleve qeveritare. Sipas të dhënave, janë sekuestruar qindra praktika nga ekspertët e kibernetikës për të bërë të mundur hetimin e sulmit.
Hetimi do të përfshijë një mori aksesesh të faqeve duke u fokusuar edhe tek siguria që është e përcaktuar për ruajtjen e këtij sistemi online.
Po ashtu prokuroria pritet që të sekuestrojë të gjitha gjurmët që janë lënë nga hakerat në disa prej faqeve të bllokuara. Prokuroria e Tiranës ka bërë të ditur se hetimet do të përqendrohen në kanalet nga ku kanë ardhur këto sulme dhe po ashtu edhe në një mori komponentësh të tjerë që lidhen me sigurinë.
Lajmi i mirë është se agresioni është zmbrapsur me sukses nga një superskuadër shqiptaro-amerikane, se asnjë e dhënë nuk është fshirë, se shërbimet publike janë kthyer në punë! Vazhdon operacioni i forcimit të mureve mbrojtëse dhe hetimit për identifikimin e sigurtë të agresorit!
— Edi Rama (@ediramaal) July 24, 2022
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja