Pas bombardimeve të centraleve bërthamore të Iranit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha.
Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se kjo është një mundësi e re dhe një thirrje e fuqishme për t’u bashkuar për përmbysjen e diktaturës e për një Iran të lirë dhe demokratik.
‘Obliterimi, de facto asgjesimi mbrëmë i potencialit bërthamor të Ajetullahëve të Iranit nga fuqia ajrore e SHBA-së është një mundësi e re dhe një thirrje e fuqishme për iranianët në Iran dhe në botë të bashkohen për përmbysjen e diktaturës teokratike obskurantiste dhe për një Iran të lirë dhe demokratik’, ka shkruar Berisha.
Një lagje në Mitrovicë mbetet pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi...
Zjarri përfshin termocentralin në Teheran
Prangoset kosovari në Kukës, i kapen në kufi municion luftar...
FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front 26” ...
Haliti: Kërkojmë të dimë kandidatin për kryeparlamentar para...
Zvicra paralajmëron për toksinë cereulide në produktet për f...