Një person ka qëlluar me armë zjarri drejt një banese pasditen e sotme në Bulqizë.
Sipas policisë autori me iniciale R.K. ka qenë duke udhëtuar me një automjet tip ‘Golf’ kur ka qëlluar me automatik nga dritarja e makinës drejt banesës së D.R.
Ky i fundit ka njoftuar menjëherë policisë e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe punon për kapjen e autorit.
“Rreth orës 17.40, në fshatin Gjoricë, shtetasi R. K., me një automjet tip ‘Golf’, dyshohet se ka qëlluar nga dritarja e makinës në ajër, me armë zjarri automatik, para banesës së shtetasit D.R., i cili ka njoftuar menjëherë Policinë.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...