Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen është dërguar për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri shtetasi Martin Prenga 51 vjeç, banues në Klos, Mirditë.
Nga hetimet e paraprake dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në autostradën Rrëshen-Kukës, në Fan, Mirditë.
Krimi ndodhi pas një konflikti të çastit të shtetasit M.Prenga me dy shtetas të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim.
Policia tha në një komunikim më mesnatë se po punohet intensivisht për kapjen e tyre, por për shkak të hetimit, nuk bëjnë me dije të dhëna të tjera për identitetet e tyre.
Vazhdojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve. /noa.al
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen