Zëvendëskryeministri Niko Peleshi akuzon ish-kryeministrin Berisha për situatën e krijuar të enjteve në Parlament.
Në një intervistë për Ora News mbi analizën e qeverisë ai tha se Berisha ia ka dalë që ta mbajë te tensionuar parlamentin.
Niko Peleshi: Nëse do t’i njohim një ‘sukses’ opozitës, kjo është e enjtja në parlament. Jo në kuptimin e askionit politik por në kuptimin e mbajtjes së parlamentit në pozicionin e një teatri politik që sa vjen dhe bëhet më i shëmtuar për qytetarët. Nuk mund të them se kemi rënë brenda por ia ka dalë. Le ta personalizojmë sepse besoj që ka një personazh që e dominon të enjten në parlament nga opozita, ky është ish kryeministri. Unë besoj që ia ka dalë, nuk dua të analizoj arsyet që të dominojë dhe të mbajë të tensionuar dhe jashtë konstruktivitetit debatin politik ditën e enjte në parlament.
Ushtarët amerikanë të KFOR-it zhvillojnë trajnim të speciali...
Erdogan: Turqia po bën çmos për të parandaluar konfliktin SH...
Liverpooli mund ta shkëmbejë Mac Allisterin me yllin e mesfu...
Nesër seanca për buxhetin e Prishtinës
Leonora Jakupit ‘ia thyejnë’ hajnat shtëpinë
Emir Sahiti realizon dy gola në fitoren e Maccabi Tel Avivit