Ambasadori suedez në Tiranë, Patrick Swvensson, ka bërë thirrje qytetarëve që të mos largohen nga vendet e tyre pasi që shanset për të fituar azil janë zero.
Swvensson, ka theksuar se Shqipëria nuk është vend në konflikt lufte, ndaj mundësitë për të marrë azil nuk janë zero.
“Autoritetet shtetërore suedeze janë të shqetësuara për këtë fluks të azilkërkueseve jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga vendet e luftës. Kërkesat për azil pranohen vetëm për ata persona që ndiqen, persekutohen për shkak të konflikteve të luftës, prandaj për shqiptaret nuk është e nevojshme që të kërkojnë azil pasi Shqipëria nuk është në luftë. Qytetarët para se të marrin këtë risk për tu larguar duke harxhuar para dhe pasuritë e tyre duhet të mendojnë me parë”, është shprehur Sëvensson.
Ambasadori ka kërkuar nga qeveria të mbrojë qytetarët e vet dhe t’i informojë lidhur me rrezikun e rikthimit të regjimit të vizave.
“Qeveria duhet të informojë shtetasit e tyre për regjimin e vizave, të mos abuzohet me këtë pasi është shumë e rëndësishme zbatimi korrekt i regjimit të vizave”, theksoi ambasadori suedez.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja